Template:Appeal/Kaldari/sq

From Donate
Jump to navigation Jump to search

Nga informaticieni i Wikipedia-s Ryan Kaldari

Dikur interneti ishte me të vërtetë interesant

Dikur në vitet 90, interneti kishte aq shume diversitet saqë të krijonte ndjesinë e një komuniteti me njerëz interesantë, jo si sot që është kthyer në televizor.

Unë isha një nga vullnetarët që krijuan Wikipedia-n. Para shume kohësh vendosëm që ndarja e informacionit dhe edukimi i njerëzve janë me të rëndësishme se paratë. Për këtë arsye, Wikipedia drejtohet nga një organizatë jo fitimprurëse dhe nuk ka për të publikuar asnjëherë reklama në faqet e saj.

Për t’i mbajtur serverët dhe punonjësit në pune nevojiten para. Por, në mënyrë që reklamuesit dhe influencat financiare të mos shtrembërojnë punën tone, çdo vit në i kërkojmë lexuesve tanë që të votojnë me paratë e tyre në mbështetje të një komuniteti njerëzish që përfaqësojnë diçka ndryshe në internet. Ju lutem, jepni $5, $10 apo sa të mundni!

Pasi redaktova Wikipedia-n për vite të tera, më në fund u punësova si programist. Mund t’jua them me bindje se infrastruktura që mbështet Wikipedia-n është aq e thjeshtë sa s’ka ku të vejë më.

Google mund të këtë rreth 1 milionë serverë. Yahoo ka rreth 13,000 punonjës. në kemi 679 serverë dhe 95 punonjës.

Wikipedia zë vendin e 5-të në internet , çdo muaj në shërbim të 470 milion njerëzve nga e gjithë bota – faqet e shikuara janë me miliarda.

Gjëja e mirë e kontributit është se kur ju i dhuroni $10 Wikipedia-s, dhurata juaj shumëfishohet disa herë. Nëse ato $10 shkojnë për rrogën e një programisti, i cili nga ana e tij krijon një program që i lejon 1000 vullnetarëve që të bëjnë diçka në Wikipedia, atëherë papritur 10 dollarët e tu kanë ndihmuar shumë më tepër nga ç’mund të ndihmonin në çdo faqe tjetër. Kontributi yt do të na ndihmojë neve që ta bëjmë Wikipedia-n më të mirë, dhe të sigurohemi që të paktën nga këto ane interneti të mbetet ende interesant.

Faleminderit.


Ryan Kaldari
Programist në Wikipedia