Template:Appeal/Karthik/sq

From Donate
Jump to navigation Jump to search

Nga autori i Wikipedia-s Karthik Nadar

Një ditë një sulm terrorist nguli thikën drejt e në zemrën e qytetit tim, Wikipedia më ndryshoi jetën.

Sulmet e 2011-ës me eksploziv në Mumbai zunë kryetitujt e lajmeve në të gjithë botën, por në momentin e krizës nuk kishte asnjë informacion të drejtpërdrejte për atë që ndodhi.

E dija që nuk isha e vetmja në kërkim të përgjigjeve. Kështu që vajta për të bëre fotografi, shkarkova një hartë dhe u sigurova që artikulli në Wikipedia që fliste për incidentin do t’i ndihmonte njerëzit që të kuptonin se çfarë po ndodhte.

Që atëherë, unë kam bërë me mijëra redaktime në artikujt e Wikipedia-s. Eksperienca ime me Wikipedia-n atë ditë nxori në pah pasionin tim për gazetari fotografike. Qysh atëherë nuk i jam ndarë asaj rruge.

Ndjeva mirënjohje për Wikipedia-n dhe kur mësova se si ajo qëndron e pranishme në internet, bëra dhe unë pjesën time duke dhuruar 250 rupee. A do të japësh dhe ti një kontribut për ta mbajtur këtë pasuri të paçmueshme të pranishme në internet?

Wikipedia na lejon që të shkëmbejmë me botën. Fale 470 milion vizitorëve çdo muaj, ajo ndryshoi rrënjësisht mënyrën e përdorimit dhe shpërndarjes së informacionit, ndonjë herë edhe në vetë momentin që ndodh.

Gjithçka është falas, pa reklama, me më pak se 1000 serverë dhe me më pak se 100 punonjës.

Kjo është diçka e mrekullueshme. Pa shiko Google ose Facebook. Ata kane me qindra mijëra serverë dhe me dhjetëra punonjës.

Nuk është çudi që Wikipedia eshte faqja e 5-të më e vizituar në internet. Por gjithashtu, nuk është çudi pse atyre u nevojitet mbështetje çdo vit nga njerëz si unë dhe si ti.

A mund të dhurosh $5, €10, ¥1000 ose çfarëdolloj shume tjetër që sipas teje ia vlen t’i dhurosh Wikipedia-s

Faleminderit,

Karthik Nadar
Autor në Wikipedia